5.2 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

PDK merr vendimin: Zëvendëson kandidaturën e Sami Lushtakut me këtë kandidat

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se është zëvendësuar kandidati për kryetar të komunës së Skënderajt, Sami Lushtakun me Fadil Nurën, shkruan Gazeta Metro.

Këtë e njoftoi partia përmes një komunikate derisa thanë se kanë miratuar unanimisht që Nura të jetë kandidat për kryetar të Skënderajit.

“Edhe pse po pengohet të garojë për Kryetar të Skënderajt, z. Sami Lushtaku, me besimin e qytetarëve të Skenderajt, më 17 tetor, do të jetë pranë tyre në qeverisjen e re të PDK-së në këtë komunë. Ndërkohë, në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Dega e PDK-së në Skënderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Ky është njoftimi i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka pranuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkesën për zëvendësimin e disa kandidatëve për Kuvende Komunale dhe për zëvendësimin e një kandidati për Kryetar Komune.

PDK beson në shtetin e së drejtës dhe respekton vendimet e institucioneve të pavarura të shtetit, dhe përkundër kundërthënieve të Ligjit për Zgjedhje Lokale, brenda afatit të përcaktuar nga KQZ, i ka bërë të gjitha zëvendësimet e kërkuara.

Në këto zgjedhje, z. Sami Lushtaku i është pamundësuar kandidatura për Kryetar të ardhshëm të Skënderajt.

Edhe pse po pengohet të garojë për Kryetar të Skënderajt, z. Sami Lushtaku, me besimin e qytetarëve të Skenderajt, më 17 tetor, do të jetë pranë tyre në qeverisjen e re të PDK-së në këtë komunë.

Ndërkohë, në pajtim me kërkesën e KQZ-së, Dega e PDK-së në Skënderaj ka miratuar unanimisht kandidaturën e deputetit Fadil Nura për Kryetar të ardhshëm të Skenderajt.

Nga ana tjetër, z. Lushtaku do të vazhdojë betejën ligjore për të vënë në pah të drejtën e tij kushtetuese./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT