0.7 C
Mitrovice
E premte, 26 Dhjetor, 2025
spot_img

PDK mbështet takimin në Washington: Ku është Amerika duhet të jemi edhe ne



Partia Demokratike e Kosovës ka mirëpritur takimin që do të mbahet në Washington më 27 qershor, midis Kosovës dhe Serbisë lidhur me vazhdimin e dialogut, lajm ky që u bë i ditur nga i Dërguari i Posaçëm i SHBA’së për dialog, Richard Grenell, shkruan Gazeta Metro.

Kështu ka bërë të ditur i pari i kësaj partie, Kadri Veseli, i cili thotë se PDK e mbështetë takimin e 27 qershorit, duke shtuar se “aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jenë edhe institucionet e Republikës së Kosovës’.

Ndërkaq, zëdhënësi i kësaj partie, Avni Bytyçi ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë vendi duhet të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme, duke shtuar se nuk duhet ikur përgjegjësisë siç kishte bërë lideri i VV’së, Albin Kurti.

“Sa i përket ftesës për të vazhduar dialogun në Shtëpinë e Bardhë, qëndrimi i Partisë Demokratike të Kosovës është i njohur dhe është bërë i ditur në vazhdimësi nga kryetari z. Kadri Veseli. Nuk ka asnjë ndryshim qëndrimi deri sot. Aty ku janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet të jetë Republika e Kosovës dhe institucionet ta përfaqësojnë vendin në mënyrën më të mirë. E kanë për detyrë ti mbrojnë interesat e vendit dhe nuk duhet ti ikin përgjegjësisë dhe bashkëpunimit me Amerikën sikurse veproi ish qeveria Kurti”, ka thënë zëdhënësi i PDK’së.

Ky qëndrim i PDK’së pro takimit në Ëashington vjen pas thirrjeve të shumta të kreut të Qeverisë, Avdullah Hoti, për krijimin e një uniteti sa më të gjerë sa i përket çështjes së dialogut me Serbinë. /gazetametro.net


TË FUNDIT

TË FUNDIT