3.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

PDK ia shuan shpresat Haradinajt

Posti i presidentit mes partive politike po vazhdon të diskutohen dhe të jetë problemi kryesor pas pandemisë në Kosovë, kjo ka bërë që mos të ketë dakordim mes partive për këtë pozitë pas dorëheqjes së Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Metro.

Deri tani të gjitha partitë politike kanë shprehur preferencat dhe interesat e tyre për të marrë këtë post, mirëpo me theks të veçantë është AAK që dëshiron me çdo kusht që në këtë pozitë të vjen Ramush Haradinaj.

Ndonëse AAK’ja po dëshiron që Haradinaj të bëhet president, kjo nuk po gjen përkrahje e as mbështetje nga partitë tjera në Kuvendin e Kosovës.

Mirëpo sot kryetari në detyrë i PDK’së, Enver Hoxhaj ia ka shuar shpresat kreut të AAK’së për t’u bërë president.

Hoxhaj thotë se PDK nuk i jep vota asnjë kandidati të partive në pushtet për pozitën e presidentit.

“Që ta kuptoni drejt qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike. Një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit.

Presidenti është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës. Por në atë rast kur kërkohen votat e PDK-së, edhe kandidati duhet të jetë i Partisë Demokartike të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Kujtojmë se kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka bërë të qartë disa herë se nëse ai nuk bëhet president, vendi do të shkojë në zgjedhjet ë reja.//gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT