Partia Demokratike e Kosovës njoftoi sot se e ka ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë.
Gjatë kësaj mbledhjeje janë adresuar edhe të gjitha çështjet që lidhen me zgjedhjet e fundit.
PDK po ashtu tha se ka nxjerrë rekomandime konkrete për hapat e mëtejmë politikë dhe organizativë të partisë në të gjitha nivelet.
Kryesia e PDK-së ka miratuar vendimin për fillimin e përgatitjeve për zgjedhjet e brendshme partiake, të cilat do të zhvillohen në të gjitha nivelet organizative, nga nëndegët dhe degët, deri te organet qendrore të partisë.





