19.3 C
Mitrovice
E hënë, 6 Prill, 2026

PDK e AAK nesër me konferenca për media: Kjo është arsyeja

Dy partitë opozitare, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kanë paralajmëruar se nesër do të mbajnë konferencë për media në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, transmeton Gazeta Metro.

Ashtu siç ka bërë të ditur orë më parë, AAK me anë të një komunikate për media, se kryetari i këtij subjekti, Ramush Haradinaj do të flasë nesër në lidhje me pozicionin e AAK’së sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, edhe nga PDK do të dal nesër para medieve me qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

E para që do të dal para medieve është Partia Demokratike, në konferencën e thirrur për në orën 11:00, në selinë e kësaj partie.

E ndryshe nga PDK, AAK ka bërë të ditur edhe temën për të cilën e kanë thirrur konferencën e nesërme për media, si dhe për atë se kush do të marrë fjalën në këtë konferencë.

Aty është bërë e ditur se do të flasë kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj lidhur me dialogun me Serbinë, që ndërlidhet me taksën dhe veprimet e fundit të qeverisë Kurti. /gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT