10.8 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

PDK alarmon se në Gjakovë VV-ja vodhi vota përmes “Trenit Bullgar”

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa ka akuzuar pushtetin për vjedhje të votave në qytetin e Gjakovës.

Sipas tij, në Gjakovë ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet.

‘’Sipas raporteve të vëzhguesve të zgjedhjeve nga subjekti ynë, ekzsiston dyshimi i bazuar që se paku ne dy Qendra te Votimit njëra ne shkollën Zejeria Rexha dhe tjetra në shkollën Fehmi Agani në Gjakovë, ka ndodhur fenomeni i “Trenit Bullgar”, nga ku rezulton të jetë e mbivotuar partia në pushtet’’, ka thënë Beqa.

Ftojmë organet e drejtësisë që të merren me trajtimin e këtij rasti, dhe presim që shkelsëit e ligjit zgjedhor të ballafaqoheb me sanksionin penal që prasheh Kodi, ka shtuar më tutje ai.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT