Pazaret mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për ndarjen e pozitave të larta presidenciale, ministrore dhe postet diplomatike nëpër ambasadat e Kosovës në botë vetëm se po i vjen fundi, por tani ka mbetur vetëm një pa zgjidhur dhe e cila është shumë e rëndësishme, shkruan Gazeta Metro.
Pozita e Presidentit të Kosovës po kërkohet që të jetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në krye të saj të vjen i pamposhturi brenda LDK’së, Isa Mustafa.
Isa Mustafa po kërkon që të bëhet President i Kosovës në vitin 2021, kjo sipas një marrëveshje të koalicionit qeverisës me Vetëvendosjen.
Këtë pozitë nuk po e lëshon LDK dhe po kërkon me çdo ngulm të ju takon atyre, madje edhe vet Mustafa kishte thënë në Klan Kosova se dëshiron që të jetë ai President i ardhshëm dhe ta përmbyllë karrierën e tij politike, shkruan Gazeta Metro.
Por, edhe Lutfi Haziri e ka zbuluar problemin e madh që kanë me VV’në gjatë këtyre bisedimeve, ai po thotë se është pozita e Presidentit të cilën po e kërkojnë dhe duhet që ta marrin, e jo pas disa vite të krijohet problem për dy partitë dhe Presidenti të zgjidhet nga zarfi ashtu siç u pati zgjedhur dikur Atifete Jahjaga.
Haziri edhe vet e ka zbuluar marrëveshjen dhe kërkesën e LDK’së që Isa Mustafa të jetë President i Kosovës më 2021.
“Për të qenë marrëveshje funksionale duhet të sqarohen të gjitha pozicionet tash. Nëse nuk e sqarojmë tash pozitën e Presidentit ne po paralajmërojmë krizë në vitin 2021….Isa Mustafa i plotëson të gjitha kushtet për të qenë President i Kosovës”, ka thënë Haziri.
Kjo pozitë në bazë të marrëveshjes së koalicionit duhet t’i takon LDK’së sipas zyrtarëve të, pasi këta të fundit kanë lëshuar rrugë për pozitën e Kryeministrit që t’i takon Albin Kurtit, shkruan Gazeta Metro.
Deri tani janë përfunduar një numër i madh i çështjeve që të arrihet koalicioni LDK-VV, tanimë kanë mbetur vetëm ndarja e ministrive dhe pozita e Presidentit.
Ndërkaq dihet se gjatë vitit 2016, Albin Kurti nuk kishte fjalë të mira për Isa Mustafën, i cili në atë kohë ishte kryeministër i vendit. Ai e quante Mustafën si ‘argat të Serbisë’, ‘qyqan’, ‘nënshtrues i Thaçit’ e i sulmonte shtëpinë me koktej molotovi dhe eskortën me të cilën udhëtonte.
Krejt në fund kujtojmë se me 6 shkurt të vitit 2016, ishin votat e LDK’së ato që zgjodhën president të Kosovës, Hashim Thaçin, një votim i cili u përcoll mes tensionesh të larta politike, ku dy herë radhazi u ndërpre seancën pasi ishte hedhur gaz lotsjellës dhe jashtë Kuvendit po mbaheshin protesta nga ana e LVV../gazetametro.net