9.9 C
Mitrovice
E premte, 19 Prill, 2024
spot_imgspot_img

‘Pasionet të Fshehta’: Netflix blen të drejtat e transmetimit

Lajmi për rikthimin ketë vit të sezonit të dytë të telenovelës kolumbiane “Pasionet të Fshehta”, 18 vite pas, ka gëzuar adhuruesit e historisë së dashurisë së tre vëllezërve Reyes me tri motrat Elizondo, që nis nën dëshirën e vëllezërve të varfër për hakmarrje ndaj motrave pasanike.

Natyrisht, ky lajm është mirëpritur edhe nga shumë adhurues të kësaj telenovele në Kosovë, e cila ishte transmetuar disa vite më parë.

Mediat spanjolle së fundi ka dhënë edhe një lajm të mirë në lidhje me këtë telenovelë.

“Pasion de Gavilanes 2” do të publikohet edhe në Netfix, dhe do të jetë i disponueshëm edhe tek abonuesit e platformës në Evropë, përfshirë edhe në territorin e Kosovës.

Netfix, siç raportojnë mediat spanjolle, përcjell në shqip Reporteri.net, ka finalizuar së fundi marrëveshjen me prodhuesit e serialit. Si rrjedhojë, episodet e telenovelës kolumbiane do të jenë të disponueshme në Netfix menjëherë pas premierës televizive që do të jepet në kanalin latino-amerikan Telemundo. Kjo, sipas raportimeve, për të shmangur mundësinë që seriali të piratohet, duke pasur parasysh interesimin dhe popullaritetin e madh të serialit në pothuajse gjithë globin.

Telemundo, televizoni që do ta shfaqë serialin, para disa javësh, përmes një traileri dramatik, kanë paralajmëruar se transmetimi i “Pasion de Gavilanes 2” do të nisë në shkurt të vitit 2022, pra pas disa javësh. Derisa xhirimet e episodeve vijues të serialit janë duke vazhduar.

Ndryshe, në Netfix prej kohësh është i publikuar sezoni i parë i kësaj hit-telenovele kolumbiane, i prodhuar në vitin 2003/2004.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT