19.9 C
Mitrovice
E diel, 27 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Pasi “On Records” ia bllokuan llogarinë, edhe Adelina Ismaili ka për t’i thënë diçka Rina Balajt

Ka më shumë se një muaj që Rina Balaj është larguar nga “On Records” për arsye ende të paqarta, shkruan GazetaBlic.

Duke qenë se këngëtarja ishte nën menaxhim të kësaj kompanie, edhe llogaria e saj në Instagram, ishte e tyre sipas kontratës, kështu ajo mbeti dhe pa të.

Këto ditë familjarët e Rinës nisën një peticion që ajo t’i kthehej, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Rina Balaj u detyrua të hap një llogari të re. Ka qenë Adelina Ismaili ajo e cila së fundmi ka bërë të ditur për llogarinë e re të Rinës, ndërsa nuk ka munguar dhe mbështetja nga ana e saj për të.

“Të dua shumë e dashur”, ka shkruar Adelina në postimin e bërë. Ndërsa sa i përket muzikës, Rina Balaj ende nuk ka zbuluar nëse do fillojë të përgatitet për projekte të reja./GazetaBlic

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT