19 C
Mitrovice
E enjte, 8 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Pasi e dërgoi FSK-në për të kërkuar punëtorin që e zuri dheu, Kurti: Kosova përherë e mbështet Shqipërinë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot, nëpërmjet një mbledhjeje elektronike, kërkesën e Ministrisë së Mbrojtjes për dërgimin e një kontingjenti të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Shqipëri, për të marrë pjesë në një operacion humanitar kërkim-shpëtimi.

Vendimi u bë i ditur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili sqaroi se kontingjenti i FSK-së do të angazhohet në ndihmë të autoriteteve shqiptare në zonën e “Qafës së Burrelit”, në Bashkinë Klos, ku ditët e fundit është shënuar një rrëshqitje masive dheu në ambientet e një fabrike që përpunon krom.

Ngjarja ka rezultuar me zhdukjen e një punonjësi, i cili dyshohet se është mbuluar nga dheu, teksa po kryente punën në kompaninë që operon në shfrytëzimin e mineralit në këtë zonë.

“Ministria e Mbrojtjes është e përgatitur të mbështesë Shqipërinë me një kontingjent për operacionin humanitar kërkim-shpëtim,” shkroi Kurti në një postim në rrjetet sociale.

Ai shtoi se Kosova qëndron përherë pranë Shqipërisë dhe është në gatishmëri të asistojë në këtë operacion.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT