17.6 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Pas vendimit të Kushtetueses, Klinaku paralajmëron protesta: Ky pushtet vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL’së së UÇK’së, Faton Klinaku, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Pagën Minimale, ku veteranët nuk janë përfshirë.

Klinaku ka paralajmëruar protesta.

Ai ka thënë se “ky pushtet vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë”.

“Qëndrimet tona se do t’i vazhdojmë protestat kundër këtij pushteti i cili vazhdimisht ka punuar kundër veteranëve të luftës së UÇK-së dhe shtresave tjera të shoqërisë, mbeten të pandryshueshme.”

Klinaku ka shtuar se “për format dhe kohën e protestimit, do të takohemi si organe drejtuese për të vendosur”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT