Regjisori serb Boris Malagurski, ka reaguar pasi talibanët morën kontrollin e Afganistanit pas tërheqjes së trupave të SHBA-së nga atje.
Malagurski ka publikuar një fotografi duke krahasuar tërheqjen e trupave amerikane fillimisht nga Vietnami dhe tash së fundmi nga Afganistani, duke pretenduar që e njejta të ndodh edhe nga Kosova.
“A e ka radhën Kosova?” ka shkruar regjisori serb në fotografinë e publikuar në Twitter, për çka ka ngjallur reagime përmes komenteve, kryesisht nga shqiptarët të cilët e kanë quajtur qesharak.
Në vitin 2019 dokumentari i Malagurskit “The Wight of Chains 3”, kishte ngjallur reagime të shqiptarëve në SHBA pasi kishte nisur të shfaqej në kinematë e New York-ut.
Në këtë dokumentar ai pretendonte se NATO gjatë bombardimeve ka përdorur uranium të varfëruar, ndërsa viktima i ka paraqitur shqiptarët dhe serbët, sipas tij pas bombardimeve ishin trefishuar rastet me kancer në Kosovë.
Is #Kosovo next? pic.twitter.com/lIZdS10dbl
— Boris Malagurski (@malagurski) August 15, 2021




