27 C
Mitrovice
E shtunë, 16 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Pas takimit me Putinin, Trumpi e përmend sërish se e ndali luftën mes Kosovës e Serbisë

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin ka përmendur sërish se ka pasur rol në ndalimin e disa konflikteve, përfshirë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Kam negociuar përfundimin e pesë luftërave”, ka thënë ai derisa është ndaluar nga gazetari i “Fox News”, i cili ia ka numëruar ato – India-Pakistan, Izrael-Iran, Ruanda-Kongo, Serbia-Kosova, Kamboxhia-Tajlanda, Azerbajxhan-Armenia.

“Ne bëmë diçka të jashtëzakonshme”, është përgjigjur Trump.

Presidenti amerikan ka thënë disa herë tashmë se ka ndaluar një konflikt në Kosovë së fundi, e se ka shpëtuar shumë jetë me këtë veprim.

“Ndalëm diçka që ishte gati të niste”, pati thënë ai më 8 gusht për konfliktin e pretenduar Kosovë-Serbi.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në korrik pati pohuar deklarimet e Trumpit duke thënë se në fund të majit këtë vit ndaj Kosovës janë kryer veprime me tendencë përshkallëzuese nga Serbia. Ajo i pati krahasuar këto veprime të ngjashme me sulmin në Banjskë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT