23.6 C
Mitrovice
E enjte, 24 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Pas sukseseve me Kosovën flet Drilon Hajrizi: Synimi ynë është ta lartësojmë emrin e shtetit tonë

Kosova ka shënuar  dy fitore shumë të rëndësishme për parakualifikueset për Kupën e Botës 2023.

Dardanët kanë mposhtur Islandën në Prishtinë me rezultat 80 – 78 Luksemburgun në udhëtim me rezultat 80-84.

Të gjithë basketbollistët kanë treguar përformancë të shkëlqyeshme në këto dy ndeshje e një ndër më të dalluarit ishte Drilon Hajrizi.

Ai shënoi plotë 16 pikë kundër Islandës dhe 25 të tilla ndaj Luksemburgut duke qenë njëri ndër lojtarët kryesor në këto dy fitore.

i për GazetaBlic është deklaruar shumë i kënaqur për këto dy rezultate pozitive.

“Këto dy fitore janë shumë të mirëseardhura për ne si reprezentacion , si asnjëherë më parë kemi qenë shumë të bashkuar dhe të gjithë kemi një synim ta dërgojmë Kosovën sa më lartë që është e mundur, niveli i ligës është rritur kështu që edhe niveli i reprezentacionit është shumë normale të ketë rritje” deklaroi fillimisht Hajrizi.

Ai gjithashtu u deklarua për paraqitjet e tij fantastike që kishte me Kosovën dhe KB Pejën.

“Unë mendoj që kam pas shumë lëndime kohëve të fundit po përkundër asaj jam mundu kam stërvitur shumë që ta rikthej formën e dikurshme, mendoj që mundem edhe më mirë, shpresojë që të kem fat në këtë drejtim” përfundoi Hajrizi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT