11.8 C
Mitrovice
E enjte, 22 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Pas refuzimit për lirim nga Specialja, djali i Krasniqit: Po përgatitet dënimi i krerëve të UÇK-së

Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ka refuzuar kërkesat për lirim të përkohshëm të Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kërkesat ishin dorëzuar më 3 dhe 4 prill 2025, pas përfundimit të dëgjimit të gjithë dëshmitarëve të Prokurorisë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, i cili u shpreh se ky vendim është tregues se Gjykata Speciale do t’i dënojë krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale, kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, do t’i dënojë krerët e UÇK-së”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të kundërshtojnë këtë gjykatë, duke kërkuar një proces të drejtë, të pavarur dhe sovran.

Postimi i plotë:

ALARM! Krejt vëmendja në Hagë, ju lutem.

Ka plot persona që kanë përcjellur procesin e gjyqit në Hagë, që kanë shpresuar se krerët e UÇK-së mund të lirohen e të mbrohen në liri, pasi Prokuroria të përfundojë dëshmitarët e saj.

Edhe vet e kam pas një troh shpresë!

Refuzimi nga Paneli Gjyqësor është indikator dhe shenjë e qartë se Gjykata Speciale kundër krejt ligjeve dhe konventave ndërkombëtare do t’i dënojë krerët e UÇK-së.

Tani nuk ka më dilema, nuk ka më kalkulime!

Tani është koha që i madh e i vogël, me krejt fuqinë dhe mjetet demokratike, duhet të kundërshtojmë këtë proces politik me të vetmen kërkesë:

Gjyq fer, të pavarur dhe sovran

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT