Kryetarja e partisë Alternativa, Mimoza Kusari-Lila pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit ka shkruar se raporti ka hedhur dritë mbi të vërtetën, shkruan GazetaBlic.
Përmes një shkrimi në Facebook, Kusari-Lila ka thënë se drejtësia kosovare e ka testin jetik që të ndriçojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit Deharit.
Postimi i plotë i Kusarit:
Raporti i ekspertizës zvicerane hodhi pak dritë mbi
të vërtetën e vdekjes së Astrit Deharit deri sa ishte në mbajtje të drejtësisë Kosovare.
Drejtësia Kosovare tash e ka testin jetik të ndriqojë të gjitha rrethanat të cilat quan në vdekjen e Astritit dhe gjithë zingjirin komandues e përgjegjës për këtë vdekje.
Institucionet e Kosovës duhet të dëshmojnë se kanë potencial të sjellin #DrejtësiPërAstritin dhe tërë familjen e tij, ndërsa qytetarët e Republikës duhet të marrin konfirmimin se Drejtësia në Kosovë ende ka shpresë!