Pasi një grup fëmijësh në një shkollë në Prizren u përdoren për të nderuar sulmet e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan ndaj kurdëve, njëjtë ka ndodhur edhe në qytetin maqedonas ku banojnë shumica shqiptare, Gostivari.
Nxënësit e shkollës “Mustafa Kemal Ataturk” në Gostivar i japin përkrahje Erdoganit në luftën kundër kurdëve me përshëndetje ushtarake.
Fotografi të këtij aktiviteti po qarkullojnë në rrjetet sociale që kanë zgjuar reagime të shumta ndër shqiptarët, pro dhe kundër këtij veprimi.
Manifestime të tilla në qytetet shqiptare ka pasur edhe më parë pro presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan, që nga bota perëndimore konsiderohet si lider autokrat për shkak të shtypjes së të drejtave të njeriut në Turqi, I cili në radhët e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore gëzon një përkrahje të madhe.
Edhe fëmijët e një shkolle të Prizrenit, po keqpërdoren, ata janë detyruar të bëjnë përshëndetje ushtarake në mbështetje të terrorit ndaj kurdëve.