-1.6 C
Mitrovice
E martë, 30 Dhjetor, 2025
spot_img

Pas një sëmundje të gjatë, vdes vëllai i kryetarit të Suharekës, Bali Muharremaj

Pas një sëmundje të gjatë ka ndërruar, vëllai i kryetarit të komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Ai ka thënë se përpjekja më e madhe e tij ishte përballja me jetën. “Ishte një ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë̈ Muharremaj në Gjinoc”,ka shkruar Muharremaj.

Muharrmaj tutje ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet në ora 15:00, me prezencën e rrethit të ngushtë familjar.

Njoftimi i plotë:

Vëllau ynë Halil Muharremaj na la. Përpjekja për ta përballuar sëmundjen e kancerit tash e sa kohë, nuk vazhdoi edhe më tutje dhe ai i mbylli sytë përgjithmonë. Mirëpo përpjekja më e madhe ishte përballja me jetën. Ishte një ndër shtyllat tona kryesore të familjes sonë Muharremaj në Gjinoc. Jeta e ka munduar me sakrifica të mëdha, mirëpo e ka shpërblyer me nder e krenari.

Varrimi bëhet sot ora 15:00, në vorrezat e fshatit Gjinoc, me prezencën e rrethit familjar të ngushtë. Kjo po bëhet për ti respektuar rregullat dhe rekomandimet e institucioneve shtetërore. I përjetshëm kujtimi për ty. Baci Lil.

TË FUNDIT

TË FUNDIT