6.7 C
Mitrovice
E diel, 2 Shkurt, 2025
spot_imgspot_img

Pas Kroacisë dhe Maqedonisë së Veriut, edhe në Kosovë nis bojkoti i marketeve shkaku i çmimeve të larta

Edhe në Kosovë ka filluar bashkëngjitja në fushatën e nisur në Kroaci dhe Maqedoni të Veriut për t’i bojkotuar marketet për shkak të çmimeve të larta.

Në vendin tonë të shtunën ka nisur të qarkullojnë disa fotografi në rrjetet sociale me mbishkrimin “Kosova bojkoton, 1-7 shkurt”, megjithatë nuk është bërë e ditur kush qëndron mbrapa thirrjes.

Një nga personat që ka shpërndarë foton për bojkot të marketeve është aktorja Arta Selimi.

Në foton e shpërndarë në rrjetet sociale bëhet thirrje të bojkotohen supermarketet e mëdha si; Viva Fresh Store, Meridian, ETC, Spar, Super Viva e Interex.

Gazeta Online Reporteri.net ka biseduar me drejtuesin e Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku, i cili tha se nuk qëndrojnë prapa thirrjes për bojkot që ka nisur nga e shtuna, por ai bëri të ditur se do të ndërmarrin veprime menjëherë pas zgjedhjeve nacionale, nëse deri atëherë nuk reflektojnë bizneset.

“Deri me datën 9, odat ekonomike, bizneset qofshin ato prodhuese, shërbyese ose tregtare, shoqatat e në veçanti shoqata e shitje me shumicë dhe pakicë, të gjitha të reflektojnë deri me datën 10 shkurt dhe e kanë afatin që të prononcohen, që të deklarohen ose të paktën të ofrohen për bisedë. Nëse nuk do të ketë lëvizje deri me 10 shkurt, atëherë pas 10 shkurtit shihemi tek sheshi “Nëna Terezë”, te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe te sheshi “Zahir Pajaziti”, tha ai, për Reporteri.net.

Kujtojmëse nisma për bojkot, nisi në Kroaci më 24 janar, dhe është shpërndarë në Slloveni, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi. /Reporteri.net/.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT