3.4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Partitë nuk dalin nga logjika rajonale, listat të mbushura me kandidatë nga bastionet e tyre

Partitë politike nuk arrijnë të dalin nga logjika regjionale, listat e subjekteve mbushen me kandidatë nga bastionet e tyre.

Po e prezanton si aderimin të ri.

Madje edhe në listën për kandidat, infektologun, Shemsedin Dreshaj, e radhiti menjëherë pas vetes.

Dreshaj që ditë më parë iu bashkua AAK-së, vjen nga qyteti i Pejës.

Por, nga 10shja e parë në listën e AAK-së, Dreshaj nuk është i vetmi që vjen nga Rrafshi i Dukagjinit.

Ramush Haradinaj, Time Kadrijaj, Rasim Selmanaj e Teuta Haxhiu, janë nga kandidatët për deputetë që garojnë nga Komuna e Deçanit.

Ndërsa Bekë Berisha nga Istogu, Pal Lekaj nga Gjakova, bëjnë që 7 nga 10 të parët e AAK-së, të jenë nga Rrafshi i Dukagjinit.

E përveç tyre, në këtë listë, shumica e kandidatëve të AAK-së për deputetë në zgjedhjet e 14 shkurtit, vijnë nga komunat e Dukagjinit.

Ndërkohë, situatë e njejtë është në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

Këtu emrat kryesor të kësaj partie, janë nga rajoni i Drenicës, bastion ky i PDK-së.

Bedri Hamza, Abelard Tahiri, Evgjeni Thaçi – Dragusha, Blerta Deliu – Kodra, Ganimete Musliu, Mërgim Lushtaku, janë disa nga emrat e kandidatëve që vinë nga Komuna e Skenderajt.

Ndërsa kandidatët si Ferat Shala e Sejdi Hoxha, Petrit Hajdari, Hyrije Xhemajli, Shqipe Zogu, janë disa nga emrat që vinë nga Komuna e Drenasit.

Ndërkohë, Nisma Socialdemokrate, duket se votën e tyre, do ta kërkojnë më së shumti nga qytetarët e Malishevës.

Kjo pasi, Fatmir Limaj, Abëreshë Krasniqi, Albulena Balaj e Enver Hoti, janë disa nga emrat kryesor të këtij subjekti, që vijnë nga kjo komunë.

Ndërsa, këta nuk janë të vetmit.

Ndërkohë, shtrirje me të gjerë të kandidatëve nga komunat që vijnë, kanë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT