15.5 C
Mitrovice
E martë, 14 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Parim Olluri: Erdhi dita që ministrat e Albin Kurtit ta prezantojnë Kosovën me fusnotë

Gazetari, Parim Olluri, ka thënë se kush do ta besonte se do të vijë dita që Kurti t’i lejoj ministrat e tij që të marrin pjesë në tryeza ku Kosova prezantohet me fusnotë, transmeton Gazeta Metro.

Olluri ka thënë se kush do ta besonte se Kurti do t’i lejonte ministrat e tij që të përfaqësohen me fusnotë. “Kush do ta kishte besuar qe vjen dita qe Albin Kurti lejon ministren e tij qe te marre pjese ne nje tryeze, ne te cilen Kosova prezantohet me fusnote! Kam besuar qe Albini eshte me kembengules se Edita Tahiri”, është shprehur Olluri në Facebook.

Ndryshe, një Forum i mbajtur për dy ditë në kryeqytetin e Shqipërisë mblodhi përfaqësuesit e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Kosovës. Aty, Ministrja Rozeta Hajdari është paraqitur me fusnotë, e cila është kundërshtuar vazhdimisht nga kryeministri Albin Kurti dhe Vetëvendosje./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT