28.8 C
Mitrovice
E shtunë, 19 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Parashikimi interesant i analistit: Zgjedhjet e reja janë zgjidhja e vetme, VV-ja do të jetë në opozitë

Analisti Shenoll Muharremi ka bërë me dije se zhgënjimi i qytetarëve me politiken është maksimal.

Ai ka paralajmëruar se kjo do të vërehet në zgjedhjet e ardhshme, që sipas tij janë rruga e vetme për dalje nga kriza.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se dënimin më të madh në zgjedhjet e reja do të merr VV-ja.

“Dëshprimi dhe zhgënjimi në publik është maksimal. Mesiguri edhe ndëshkimi do të jetë i tillë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo mund të nënkuptojë që partia më e madhe, e cila ka dështu me kriju shumicën dhe me i vu në funksion rezultatet e zgjedhjeve, ka me pagu një kosto për këtë çka ka ndodhur. Ashtu po e konfirmojnë edhe matjet serioze publike ku shumica absolute e mbajnë përgjegjëse dhe fajtore kryesore partinë më të madhe. Puna është që nëse LVV me 42.3% e 48 deputetë nuk ka arritë me kriju shumicën parlamentare të domosdoshme, ajo nuk do të mund ta formojë shumicën as në të ardhmen. Kështu që edhe në zgjedhjet tjera të pashmangshme për me dalë nga kjo krizë, LVV përsëri nuk ka me arritë me kriju shumicë”, ka shkruar Muharremi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT