Të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.
Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-50 km/h.
Temperaturat do të shënojnë ngritje graduale, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 24°C. /MeteoKosova/