12.2 C
Mitrovice
E diel, 23 Mars, 2025
spot_imgspot_img

Parashikimi i motit për të dielën dhe javën që vjen, priten reshje shiu edhe në Kosovë

Thatësia e madhe që po mbretëron në viset tona ka gjasa që të zbutet sadopak gjatë ditëve të ardhme me ardhjen e masave ajrore me presion të ulët atmosferik.

Gjatë dy muajve të kaluara ishim nën ndikimin e masave të fuqishme ajrore anticiklonike apo me presion të lartë atmosferik, prandaj reshjet kanë qenë shumë të pakta dhe sporadike duke keqësuar situatën hidrologjike në gati të gjitha viset tona.

Gjendja sinoptike do të ndryshojë gjatë ditëve të ardhshme me uljen e presionit atmosferik që nënkupton depërtimin dhe zhvillimin e masave ajrore ciklonike të cilat nga Atlantiku depërtojnë në Mesdhe dhe nga Mesdheu “dërgojnë” herë pas here reshje atmosferike të intensiteteve të ndryshme në drejtim të rajonit tonë.

Reshjet do të fillojnë në Shqipëri fillimisht me rrebeshe lokale intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë diku në jug të Shqipërisë, pastaj reshjet do të zgjerohen në disa vise tjera të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Në Kosovë reshje fillimisht do të jenë dukshëm më të pakta, por gjithnjë me gjasa për ndonjë rigë ose rrebesh lokal shiu dhe duke pas para sysh afërsinë e masave ajrore ciklonike dhe reshje të dendura që priten në Shqipëri dhe Mal të Zi nuk duhet të na befasojnë depërtimet e sistemeve “të papritura” me reshje edhe në Kosovë.

Reshje do të fillojnë sonte në mbrëmje, por këto do të jenë të pakta, afatshkurtra dhe të karakterit lokal.

Të dielën pasdite zhvillime shumë më serioze fillojnë në jug të Shqipërisë, pastaj në vise tjera. Gjatë javës së re shiu përfshinë edhe Republikën e Kosovës.

Përndryshe reshje mjaft të dendura dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë gjatë ditëve të ardhshme do të prëfshijnë shumë pjesë të Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë ku vende-vende do të ketë gjasa për vërshime të mëdha./MeteoBallkan

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT