3.4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Pas destabilizimit të motit përgjatë fundjavës do të ketë të reshura shiu, ditën e shtunë në formë rrebeshesh me bubullima, derisa ditën e diel reshjet do të jenë të kohëpaskohshme, aty këtu të shoqëruara me bubullima. Temperaturat pësojnë një rënie të ndjeshme edhe nën vlera mesatare.

Nga dita e hënë pritet mot relativisht më stabil, me më shumë intervale me diell. Mundësi për rrebeshe të shkurta shiu mbeten më shumë përreth viseve malore. Gjithashtu edhe në aspektin termik do të jetë më nxehtë nga dita e martë.

Indeksi i cilësisë së ajrit kryesisht do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Nën kushte të motit me më shumë vranësira dhe më të freskët, edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të jenë më shumë në vlera të pranueshme.

Niveli i rrezikut nga rrezet ultravjollce, nën kushte të motit me vranësira dhe shi, do të jetë mesatar. Në këto raste vlejnë rekomandime që të kërkojmë më shumë hije orëve të mesditës, kur ka intervale me diell. Vetëm në raste kur rreziku është i lartë me më shumë intervale me diell, sikur se në fillim të javës së ardhshme, atëherë duhet kufizuar aktivitetet në ambiente të jashtme orëve të mesditës.

13.08 – Kryesisht me vranësira dhe më freskët. Që nga mëngjesi priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Pasdite vende-vende lokalisht mund të ketë edhe stuhi me shi e erë.

14.08 – Vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

15.08 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për ndonjë rrebeshe të shkurtë shiu.

16.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullima.

17.08 – Pjesërisht vranët e më ngrohtë. Pasdite mundësi për rrebeshe e bubullima.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 14C e 17C, e maksimalet në fundjavë zbresin edhe në 20C e 22C, ndërsa nga fillimi javës së ardhshme shënojnë rritje në 27C, të mërkurën edhe në 33C.

Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 2-8m/s, e javën e ardhshme nga veriperëndimi. Shtypja atmosferike pëson rënie përreth vlerave normale.

/GazetaSinjali/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT