9 C
Mitrovice
E mërkurë, 29 Prill, 2026
spot_img
spot_img

Parashikimi i motit për nesër, pritet edhe borë

Të enjten parashikohet të depërtojnë masa të ftohta polare, të cilat do të kushtëzojnë mot të vranët dhe herë pas here reshje shiu, ndërsa në zonat malore priten reshje bore. Fjolla bore ose shqotë mund të paraqiten edhe në disa zona të ulëta të Rrafshit të Kosovës.

Era do të fryjë nga veriu, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje drastike, me minimale që do të lëvizin prej 2 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C./Meteo Kosova/

TË FUNDIT

TË FUNDIT