20.9 C
Mitrovice
E enjte, 31 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Sipas Institutit Hidrometereologjik të Kosovës, në dy ditët e ardhshme masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese.

Ndërsa, vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

“Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese. Në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike. Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore (kryesisht ditën e shtune).

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s”, është thënë nga ky Institut.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT