Kjo javë do të mbetet nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike dhe të masave më të ftohta në ditët e para të saj. Më pas, pritet stabilizim i motit dhe fuqizim i masave të nxehta, sidomos në fundjavë.
Të mërkurën parashihet mot me diell dhe vranësira, ndërsa në zona të caktuara, pritet ndonjë rrebesh i izoluar, sidomos rreth zonave malore. Temperaturat do të fillojnë të shënojnë ngritje graduale.
Dita e enjte do të dominohet nga moti me diell dhe vranësira të pakta.
Nga dita e premte e deri në fundjavë, pritet fuqizim i masave të nxehta me origjinë nga Afrika Veriore, me ç’rast pritet mot me diell dhe rritje e mëtejshme e temperaturave.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i verilindjes dhe herë pas here mund të jetë mjaft e fuqishme në fillim të javës, me shpejtësi prej 15 deri në 65 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 36°C. Vlerat më të ulëta parashihen deri të martën, ndërsa nga dita e mërkurë pritet ngritje graduale nga dita në ditë. /MeteoKosova/