10.6 C
Mitrovice
E hënë, 12 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Parandaluan gjenocidin në Kosovë: Presidenti çek i kërkon falje Serbisë për bombardimet

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman në takimin që ka zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vucic, i ka kërkuar falje këtij të fundit për bombardimet që NATO i ka bërë Serbisë së Milloshevicit, duke i kërkuar serbëve ta falin shtetin e tij që mori pjesë në këto bombardime.

Zeman i ka kërkuar falje Vucic’it, për bombardimin e ish-Jugboslalvisë (në fakt atëherë Serbisë e Malit të Zi – v.j) më 1999, duke e quajtur gabim.



“Unë kërkoj falje në emrin tim për bombardimin e ish-Jugosllavisë. Ishte një gabim,” tha Zeman, duke shtuar: “Si burrë , Unë do të kërkoja nga serbet që populli të na falë. Më shqetësoi gjatë gjithë kohës “.

Ndërsa presidenti serb, e ka falënderuar Zemanin për fjalët e siç i ka quajtur ai të mrekullueshme.

Presidenti i Serbisë, Vucic, theksoi se ai dëshiron ta falënderojë Zemanin “për këto fjalë të mrekullueshme që ai ia drejtoi Serbisë”.



Duhet theksuar se Millosh Zeman njihet për deklaratat të tilla , kundër Kosovës./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT