Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë kanë parandaluar kontrabandimin e mallrave përmes autobusit në pikëkalimin kufitar të Jarinjës.
Në mesin e këtyre mallrave që u zbuluan si të padeklaruara kishte produkte ushqimore, mbathje sportive e produkte tjera sportive, të cilat kapnin vlerën e gati 5 mijë eurove.
“Në momentin e hyrjes së një autobusi të linjës Serbi-Kosovë, i cili kishte si destinacion Kosovën, u zbuluan mallra të fshehura në një nga hapësirat e tij. Mallrat e zbuluara, të cilat ishin të pa deklaruara, përfshinin: produkte ushqimore, mbathje sportive, si dhe produkte tjera tekstili. Vlera totale e mallit që ka tentuar të futet në mënyrë të paligjshme në territorin e Kosovës është 4,793.48€. Autobusi është dërguar në terminalin Doganor të Mitrovicës nën mbikëqyrjen e stafit doganor dhe policor për një kontroll të hollësishëm”, thuhet në njoftim.
Nga Dogana njoftojnë se këto mallra janë konfiskuar dhe po trajtohen nga njësit relevante.