12.9 C
Mitrovice
E diel, 28 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Parandalimi i dhunës, prej sot vendosen hallkat elektronike te dhunuesit

Hallkat elektronike janë bërë realitet. Përmes tyre, dhunuesit do të monitorohen nga policia në mënyrë që mos t’u afrohen viktimave, që në shumicën e rasteve janë vajzat dhe gratë.

Në projektin që u lansua sot mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kurti tha para mediave se ky është një hap gjigant në në mbikëqyrje të të gjithë këtyre personave, që siç tha ai kanë tronditur shoqërinë me rastet e dhunës në familje.

“Ndoqëm demonstrimin që na u prezantua për mënyrën se si funksionojnë hallkat për monitorim elektronik. Domethënë hallkat, byzylykët që do të vendosen në dorën ose këmbën e dhunuesit ose të dyshuarit. Në anën tjetër gjithashtu edhe gjurmuesit të cilët do t’i kenë viktimat në mënyrë që ta luftojmë suksesshëm si asnjëherë më parë dhunën në familje. Ka qenë kërkesë e kahmotshme që Policia jonë për të pasur parandalime më efikase, hetime më të mira të kalojë edhe në këtë fazë të këtyre hallkave.

Në rast se do të ketë situata të tilla ku brenda një zone të caktuar viktimës i afrohet i dyshuari ose dhunuesi potencialisht recidivist menjëherë do të lajmërohen të dy nivelet, edhe lokal edhe ai qendror i policisë dhe më pastaj janë procedura standarde për ndërhyrje. Duhet të theksojmë se problemet më të mëdha i kemi për shkak se nuk respektohen urdhrat mbrojtës. Defekti nuk është thjesht mungesa e hallkave për monitorim elektronik, por mosrespektimi i urdhrave mbrojtëse. E tash meqenëse ka të tillë që do të vazhdojnë me mosrespektim të urdhrave mbrojtës, ne kemi bërë një hap gjigant në mbikëqyrje të të gjithë këtyre personave që na i kanë mbushur lajmet këto vitet e fundit me rastet e dhunës në familje dhe kanë tronditur mbarë shoqërinë. Kjo do ta reduktoj jashtëzakonisht shumë dhunën në familje”, tha Kurti.

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se sot e kanë një mjet më shumë në parandalimin e dhunës në familje.

Policia e Kosovës e ka pasur një obligim bazuar në ligjin për mbikëqyerje elektronike, e kjo ka qenë që të kemi këtë sistem. Qeveria e Kosovës ka ndarë një buxhet të veçantë për këtë projekt, dhe ne kemi krijuar një ekip të veçantë për ta hartuar këtë projekt. Është dashtë punë e madhe që të arrijmë deri në këtë nivel”, tha Hoxha. /Reporteri.net/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT