20.3 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Paralajmëron Sylë Tahirsylaj: Bora e parë do të bie në këtë ditë!

Eksperti i meteorologjisë dhe profesori universitar, Sylë Tahirsylaj ka bërë të ditur së nga java e tretë e këtij muaji pritet të ketë ndryshime të motit.

Tahirsylaj, i tha “Gazeta Blic” se pas dy javësh pritet të bie edhe bora e parë në Kosovë, duke mohuar se do të ketë reshje intensive.

“Më 19 nëntore priten të të jenë reshjet e para të borës por janë reshje alternative. Do të jenë të qëndrueshme një deri në dy ditë dhe do të shkrihet”, u shpreh ai.

Për dallim nga stina e dimrit në të kaluaren, në këtë vit pritet të ketë temperatura më të ulëta, që sipas metorologut Tahirsylaj, ato pritet të zbresin deri në -20 gradë celsisus.

“Reshje intensive të borës dhe shiut do të këtë ne stinën e dimrit ku temperature me e ulët pritet të jetë dikun deri në -20C”, tha ai.

Ndryshe, stina e dimrit fillon me 22 dhjetore dhe mbaron me 20 mars./Gazeta Blic/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT