20 C
Mitrovice
E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Paralajmëron ambasadori britanik: Duhet marrëveshje para skadencës së nesërme, përndryshe vendi hyn në pasiguri

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë thirrje për partitë politike që të gjejnë një zgjidhje për bllokadën politike para se të skadojë afati i Gjykatës Kushtetuese të shtunën.

Ai ka thënë se nëse s’do të gjendet një zgjidhje deri nesër, Kosova hyn në një territor të panjohur.

“I bëj thirrje politikanëve të Kosovës të bashkohen dhe të gjejnë një zgjidhje për t’i dhënë fund bllokimit përpara se afati i Gjykatës Kushtetuese të përfundojë nesër. Përndryshe, Kosova po hyn në një territor të panjohur dhe qytetarët e saj vazhdojnë të humbasin përfaqësimin politik kuptimplotë dhe aftësinë për të marrë vendime të rëndësishme vendase dhe ndërkombëtare që ndikojnë në jetën e qytetarëve”, ka shkruar ai, pas dështimit të sotëm të konstitutimit të Kuvendit”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se sot ka dështuar edhe seanca e 52-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Nesër pritet të mbahet seanca e radhës.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT