7 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Paralajmërohet rritje edhe më tutje e çmimeve

Kompania më e madhe e ushqimit dhe pijeve në botë po parashikon rritje edhe më tutje të çmimeve të produkteve, për shkak të shtrenjtimit të mallrave dhe transportit.

Nestlé, e cila prodhon shumëllojshmëri të produkteve ushqimore, duke filluar nga akulloret e deri te kafetë dhe drithërat, ka bërë të ditur të enjten se do t’i përgjigjej kostove më të larta të inputeve duke rritur çmimet në gjysmën e dytë të vitit.



“Inflacioni ka munguar virtualisht për disa vite dhe më pas u bë shumë i ashpër. Kjo na ka goditur ne në mënyrë direkte”, ka thënë themeluesi i kompanisë, Mark Schneider.

Schneider ka deklaruar se beson që inflacioni do të jetë kalimtar. Mirëpo, ka shtuar se do të ketë nevojë për një rritje të çmimeve me afërsisht 2% për të kompensuar rritjen e kostos prej 4%. Nestlé ngriti çmimet me 1.3% në gjysmën e parë të 2021.

Kompania mund të sigurojë mbrojtje nga disa rritje të kostove, të tilla si rritja e çmimeve të kafesë, tha Schneider. Por nuk mund të shmangë koston në rritje të gjërave si transporti, i cili po bën presion në kufijtë e kompanisë.



Kompanitë e mëdha botërore, duke nisur nga General Electric e deri te Anheuser-Busch InBev dhe Unilever, kanë paralajmëruar në javët e fundit për rritje të kostove të inputeve, në kohën kur ekonomia globale po rikuperohet nga pandemia me koronavirus.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT