15.9 C
Mitrovice
E enjte, 28 Mars, 2024
spot_imgspot_img

Paralajmërohet rritje e çmimeve edhe në muajt në vazhdim

Studimet ndërkombëtare shpjegojnë së në shtator ka ndodhur rritja më e madhe e çmimeve që prej një dekade.

Kosovarëve po u kushtojnë më shumë, produktet që po i blejnë në markete.

Çmimet e artikujve ushqimorë janë rritur shumë.

Rritjen me të madhe e kanë pësuar vajrat dhe yndyrat ushqimore.

Këtë rritje e ka shpjeguar edhe Shefi i Divizionit të Statistikave të Çmimeve, Ibish Asllani.

Asllani ka theksuar se rritja e çmimit të lëndës së parë ka shkaktuar shtrenjtimit e këtyre produkteve.

E krejt këtë barrë të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore edhe me të rëndë po e bën shtrenjtimi i derivateve.

Megjithate shefi i divizionit te statistikave shprehet se kjo rritje është normale bazuar në trendet botërore.
Ekspertët thonë se rritje të lehte çmimesh do të ketë edhe në muajt në vazhdim./t7

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT