4 C
Mitrovice
E shtunë, 20 Prill, 2024
spot_imgspot_img

Paralajmërohet destabilizim i motit, gjatë natës intervale reshjesh të dendura bore

Atmosfera pritet të pësojë destabilizim të fuqishëm gjatë orëve të ardhshme me ardhjen e një fronti të fuqishëm të fohtë ajror.

Fillimisht priten reshje lokale shiu dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu të cilat mund të jenë të përziera me kokrriz dhe borë në zonat më të larta, ndërsa gjatë natës një sistem i fuqishëm vranësirash nga veriu dhe verilindja sjellë reshje të dendura bore në shumë pjesë të Republikës së Kosovës.

Reshje bore priten edhe në Luginën e Preshevës dhe shumë zona në Maqedoninël Veriore. Po ashtu edhe në veri të Malit të Zi dhe shumë vise të pjesës lindore të Shqipërisë. Në zonat më të ulëta të Dukagjinit dhe Shkupit me rrethinë mund të ketë vetëm reshje shiu dhe reshje afatshkurtra bore.

Normalisht nuk priten reshje shumë të mëdha bore, por gjatë natës do të ketë intervale reshjesh mjaft të dendura bore dhe krijimin e shtresave të borës në shumë zona të lartpërmendura.


Të premtën një fushë ajrore anticiklonike largon reshjet, ndërsa të shtunën kemi frontin e ri me reshje të përziera fillimisht të cilat pastaj do të shndërrohen në reshje bore.

E Shtuna dhe e diela do të shënojnë edhe depërtimin e acarit siberik që deri më tani ka munguar gjatë këtij dimri.

Priten ulje shumë të ndjeshme të temperaturave dhe erëra të akullta nga veriu dhe verilindja.

Deri të dielën do të ketë një “luftë” mes temperaturash, ndërsa të dielën do të kemi mbizotërim të plotë të temperatruave të vërteta dimërore që vijnë nga evropa verilindore, Siberia.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT