15.8 C
Mitrovice
E enjte, 17 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Paralajmërohen masa të reja rigoroze në Kosovë: Ministria e Shëndetësisë nesër me konferencë për media

Pas konfirmimit të 27 rasteve të reja me koronavirus në Kosovë, ku numri i përgjithshëm i të prekurve me Covid-19 në vendin tonë shkoi në 277, Ministria e Shëndetësisë ka paralajmëruar konferencë për media, shkruan Gazeta Metro.

Sipas njoftimit të MSH’së, kjo konferencë e jashtëzakonshme do të mbahet nesër, ku do të prezantohen masa të reja rigoroze që do të ndërmerren për parandalimin e përhapjes së virusirt korona në Kosovë.

“Nesër, me datë 12 prill 2020, do të mbahet një konferencë të jashtëzakonshme për media ku do të prezantohen masat e reja rigoroze që do të ndërmerren për përhapjen e mëtejme të Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftimin e MSH’së.

Ndonëse nuk është bërë e ditur ende koha e mbajtjes së kësaj konference, nga kjo ministri thuhet se mediat do të njoftohen me kohë. /gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT