Kushtrim Ajvazi nga Shoqata e Prodhuesve të Kosovës, ka bërë një paralajmërim të frikshëm.
Ai ka theksuar se të gjitha bizneset, do t’i fitojnë rastet në Gjykatë për tregun e energjisë, dhe fatura që shteti do të duhet t’ua kompensojë bizneseve shkon mbi 200 milionë.
Postimi pa ndërhyrje:
Mbajeni mend këtë kalkulim!
Nëse tregu i lirë nuk pezullohet tani, nesër do të paguajmë më shtrenjt – të gjithë nga taksa tona.
S’ka kompani që s’do ta fitojë rastin në gjykatë. E di edhe vet ZRrE, e dinë edhe nga qeveria edhe të gjithë e dijnë: vetëm nga çmimi i energjisë, dëmi tejkalon 110 milion €. Kur t’i shtojmë fitimin e munguar dhe dëmet e tjera, fatura publike mund të shkojë mbi 200 milion €.
Ky dëm po krijohet nga ZRrE. Nesër, kur rastet të fitohen, a do t’i marrim prapë paratë e taksapaguesve për t’i kthyer këto dëme?
Pra, për ata që nuk e përkrahin shtyrjen: a është më mirë 50 milion € sot, apo mbi 200 milion € nesër?
Në të dy skenarët paguan qytetari.