22.5 C
Mitrovice
E shtunë, 18 Maj, 2024
spot_imgspot_img

Paralajmërimi i frikshëm i kancelarit austriak: Po vijmë në situatën ku mjekët do të duhet të vendosin kë të shpëtojnë

Europa po përjeton një tjetër mbyllje si pasojë e pandemisë.

Shtete të ndryshme të botës edhe pse kanë një sistem të sofistikuar shëndetësor kanë vendosur masa të reja kufizuese për të mos rrezikuar kolapsin.

Një ditë më parë kryeministri britanik Boris Johnson bëri një deklaratë të fortë kur tha se “Mjekët dhe infermierët do të detyrohen të zgjedhin cilët pacientë do të trajtojnë, kush do të marrë oksigjen dhe kush jo, kush do të jetojë dhe kush do të vdesë,” e ndërsa në të njëjtën linjë është shprehur edhe kancelari austriak, Sebastian Kurz.

“Prandaj duhet të zvogëlojmë numrin e infeksioneve të reja shpejt çdo ditë. Nëse nuk e bëjmë atë, atëherë do të ketë situate, ku mjekët duhet të vendosin se kush do dhe kush nuk do të ndihmohet”, shkruan kancelari Kurz në Twitter.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT