1.4 C
Mitrovice
E diel, 14 Dhjetor, 2025
spot_img

Paralajmërimet për rritje të çmimit të rrymës, Azemi: VV’ja po mendon për xhepin e Vuk Hamoviqit, barrë e papërballueshme për familjet

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar lidhur me paralajmërimet se mund të ketë sërish shtrenjtim të çmimit të rrymës, duke thënë se qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje, sipas tij, po ‘’mendojnë për xhepin e Vuk Hamoiqit’’, në vend se të mendojnë për xhepin e qytetarëve të vendit.

Azemi ka thënë edhe se rritja pritet të ndodh në fund të muajit, dhe se, kjo është bërë barrë e papërballueshme për familjet dhe bizneset.

Postimi:

Ende pa u bërë një vit nga rritja e fundit e çmimit të rrymës, ku qytetarët po e paguajnë faturën e energjisë dyfish më shumë, sërish po planifikohet rritja e çmimit.

Qeveria dhe Vetëvendosje në vend që të mendojnë për xhepin e qytetarëve të Kosovës, po mendojnë për xhepin e Vuk Hamoiqit.

Rritjen e ka konfirmuar edhe ZRRE-ja.

Rritja pritet të ndosh hiç më larg se në fund të këtij muaji, kur edhe qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit.

Kjo është barrë e papërballueshme për familjet dhe bizneset.

TË FUNDIT

TË FUNDIT