8.6 C
Mitrovice
E diel, 8 Shkurt, 2026

Para tetë vitesh vëllai ia dhuroi mëlçinë, tash edhe nëna: 22-vjeçarja nga Malisheva në gjendje të rënduar shëndetësore

Fatlume Shala aktualisht ndodhet në Turqi për trajtim mjekësor. Pas pak ditësh, atje do të udhëtojë edhe nëna e saj, Mirvete Krasniqi, e cila do t’ia dhurojë mëlçinë vajzës së saj.

Ky është operacioni i dytë të cilit do t’i nënshtrohet 22-vjeçarja për të njëjtën ndërhyrje.

Sipas Krasniqit, para tetë vjetësh mëlçinë ia kishte dhuruar vëllai i saj, ndërsa tash mjekët kanë vlerësuar se vetëm mëlçia e nënës ka mundësi të përshtatet.

Ajo ka bërë të ditur se gjendja ka ardhur si pasojë e përdorimit të barnave pa terapi të rregullt, për shkak se vajza nuk ka mundur të udhëtojë çdo gjashtë muaj në Turqi për kontrolle.

Shuma e kërkuar për operacionin ishte 60 mijë euro, e cila u sigurua brenda dy ditësh falë ndihmës së qytetarëve.

“Jam befasuar që paratë u mblodhën kaq shpejt. I falënderoj shumë të gjithë. Tani ajo që na duhet është vetëm të mund të vazhdojmë me kontrollet”, është shprehur ajo.

Sipas personit që ka publikuar apelin për ndihmë, aktalisht mjetet janë siguruar.

TË FUNDIT

TË FUNDIT