16.4 C
Mitrovice
E mërkurë, 9 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Pantina: Për partinë në pushtet, Albulena më e rëndësishme se jeta e qytetarëve

Ish-deputetja, Shqipe Pantina ka thënë se në Kuvendin e Kosovës sot do të duhej të diskutohej e të kërkohej llogari për vdekjen e të riut nga Lipjani në duart e policisë, për zjarret që po shkatërrojnë mijëra hektarë tonë, e për probleme të tjera me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës, por në vend të kësaj Kuvendi do të mblidhet për herë të 44-të, në tentativë për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare.

Pantina ka thënë se partinë që qytetarët e votuan me 42%, më e rëndësishme se çdo problem i qytetarëve është Albulena kryetare e Kuvendit.

Postimi i plotë:

Në vend që sot në Kuvendin e Republikës së Kosovës të diskutohej dhe të kërkohej llogari nga Qeveria për:

1. Vdekjen e një të riu në duart e policisë
2. Zjarret që po shkatërrojnë mijëra hektarë tokë dhe që morën jetën e një zjarrfikësi
3. Mosfunksionimin e rrjetit të platformës elektronike, ku mijëra qytetarë nuk mud të i nxjerrin certifikatat e gjendjen civile, e në mesin e tyre nxënës që rrezikojnë të humbin mundësinë e regjistrimit në fakultet
4. Etj., etj.

Kuvendi, për herë të 44-të, mblidhet sot për të provuar me zgjedh Albulenën kryetare. Pra, për partinë që qytetarët e votuan me 42%, më e rëndësishme se çdo problem i qytetarëve është Albulena kryetare e Kuvendit.
#PoshtKaRaKatuni

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT