28 C
Mitrovice
E martë, 16 Shtator, 2025
spot_imgspot_img

Pandemia e Coronavirusit, shtyhet edhe pagesa e kredive

Oda e Afarizmit të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të marrë masa për shtyrjen e mundshme të tatimeve dhe kredive, shkruan IndeksOnline.

Sipas njoftimit, pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë vështirësi financiare qoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive.

“OAK-ja përshëndet vendimet e mbrëmshme të Qeverisë për masat mbrojtëse dhe kërkon që të këto masa të merren edhe për bizneset dhe punëtorët që do të detyrohen të mungojnë në procesin e punës gjatë ditëve në vijim.

Ashtu siç e kemi potencuar edhe në komunikatën e mëhershme kjo pandemi mund të shkaktojë vështirësi financiare qoftë në pagesë të tatimeve, pagave apo kredive. Oda e Afarizmit kërkon që Qeveria të marrë masa për shtyrjen e mundshme të tatimeve dhe kredive, ndërsa bizneset që do të pësojnë dëme nga kjo pandemi të gjendet mënyra e kompensimit të tyre”, thuhet në komunikatë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT