1.1 C
Mitrovice
E martë, 26 Nëntor, 2024
spot_imgspot_img

Pamje të reja: Rita Orës nuk iu dha flamuri serb, por e mori vetë

Rita Ora ka qenë në qendër të kritikave orët e fundit pas performancës së saj me flamurin serb.

Këngëtarja shqiptare u pa me flamurin serb teksa performoi në Hungari. Pamjet janë shpërndarë gjithandej, teksa kanë dalë edhe të reja nga një kënd tjetër.

Në këtë video mund ta shihni momentin se si këngëtares serbe nuk iu dha flamuri serb, por ajo e mori vetë. Megjithatë, Ora dha një sqarim për këtë performancë.

“Mbrëmë gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”, tha ajo.

“Përderisa i mbështes të gjithë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”.

Pas reagimit të Ritës, për këtë ngjarje u deklarua edhe nëna e saj, Vera Ora.

“Më fal, të kam bërtitur shumë, por më ke bërë nervoze. Mos u trullo”, ka shkruar ajo duke e etiketuar Ritën.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT