22.8 C
Mitrovice
E martë, 5 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Pamje të frikshme nga vendi në Lipjan ku u gjet trupi i Enver Bajraktarit, varri në mes të arës

Në mes të një are të mbjellur me misër të hënën në fshatin Baicë të Lipjanit është gjetur trupi i pajetë i Enver Bajraktarit.

Ai është gjetur i vdekur, një ditë pasi ishte raportuar si i zhdukur nga familjarët.

Ky rast tashmë po hetohet nga policia si rast i dyshuar për “vrasje të rëndë”.

“Fsh. Baicë, Lipjan. 04.08.2025-12:05. Në një arë është gjetur i varrosur një trup i pajetë, mashkull rreth moshës 50-60 vjeçare, trupi i cili sipas IML-së është i freskët. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe prokurori kujdestar bashku me njësinë e zhvarrimit e kanë nxjerr trupit e pajetë, momentalisht nuk dihet identiteti i tij. Në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitarët meshkuj kosovarë. Rasti është duke u hetuar.”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT