15.1 C
Mitrovice
E enjte, 18 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Pamje të dhimbshme: Lojtarët e Danimarkës teksa qetësojnë gruan e tronditur të Eriksenit

Një incident trishtues ka ndodhur në ndeshjen e grupit B në Kampionatin Evropian, mes Danimarkës dhe Finlandës.

Kah fundi i pjesës së parë Christian Eriksen ka humbur ndjenjat në fushë.



Ai ishte duke ecur teksa u rrëzua në fushë, dyshimet e para janë se mund të ketë pësuar sulm në zemër. Menjëherë ka reaguar stafi mjekësor i Danimarkës duke i dhënë ndihmën “ringjallje kardiopulmonare”.

Ndeshja është suspenduar edhe zyrtarisht.

Gruaja e Eriksen, Sabrina Kvist Jensen hyri në fushë në momentin e alivanosjes.



Ajo u ndal nga bashkëlojtarët e Eriksen duke u ngushëlluar nga ta.

Pak çaste më parë, UEFA njoftoi se gjendja shëndetësore e Eriksenit është stabile.

TË FUNDIT

TË FUNDIT