21.4 C
Mitrovice
E shtunë, 21 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Palmer: Pavarësia e Kosovës e pakthyeshme, hiqeni taksën dhe arrini marrëveshje me Serbinë

Përfaqësuesi special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Matthw Palmer ka deklaruar se Kosova duhet ta heq taksën dhe Serbia ta ndalon fushatën agresive për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë ndaj Kosovës, transmeton Gazeta Metro.

Palmer ka thënë se për SHBA-në pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe e padiskutueshme, ndërkaq ata duan që Serbia dhe Kosova të normalizojnë marrëdhëniet e tyre dhe t’i hapin kështu udhën qëllimit të përbashkët, anëtarësimit në BE.

Duke folur për televizionin publik të Vojvodinës RTV, Palmer përsëriti se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisëdo të arrihet përmes dialogut , sipas tij SHBA’ja përmes mbështetjes së dialogut për arritjen e marrëveshjes dypalëshe, nuk ka qëllim të mbajë anë, përkundrazi, synon përkrahjen e të dyja palëve.

Krejt në fund tha se SHBA’ja nuk do të imponojë zgjidhjen për asnjërën pale, por se marrëveshja mund të arrihet vetëm nëse të dyja palët përafrojnë qëndrimet mes tyre.

Kujtojmë se Palmer qëndroi ditë më parë në Prishtinë e në Beograd, ku i dha mesazhe të qarta dy shteteve si dialogu duhet të fillon sa më shpejt dhe të arrihet marrëveshja./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT