14.5 C
Mitrovice
E hënë, 16 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Pallaska: Këta politikanë të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën politike të Presidentit Rugova

Avokati Dastid Pallaska ka komentuar ceremoninë e vendosjes së shtatores së ish- Presidentit Rugova ku pjesëmarrës ishin Vjosa Osmani, Albin Kurtit dhe figura tjera të institucioneve të vendit. Ai ka shkruar se përpjekja e njerëzve që kanë shkatërruar LDK-në për të nderuar Presidentin Rugova duhet të refuzohet nga secili votues rugovist.

Sipas tij, këta politikanë, të cilët i quajti të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgiminë politike të Presidentit Rugova.

Postimi i plotë:

Përpjekja e njerëzve që kanë shkatërruar LDK-në për të nderuar Presidentin Rugova duhet të refuzohet nga secili votues rugovist.

Asnjë monument i Presidentit Rugova nuk fsheh dot faktin se këta politikanë të pacipë çdo ditë çnderojnë figurën dhe trashëgimimë politike të Presidentit Rugova, duke i përbuzur dhe shkatërruar aleancat euro-atlantike që ai i krijoi me aq shumë mund.

Kjo gjeneratë e dështuar e politikanëve do te mbahet ne mend vetëm për paturpësinë e gënjeshtrave me të cilat erdhën në pushtet dhe protagonizimin adoleshent që ekspozon mungesën e përmbajtjes politike nga e cila vuajnë.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT