-10.9 C
Mitrovice
E hënë, 12 Janar, 2026
spot_img

Pak para nisjes për në Hagë, Rexhep Selimi homazhe te varri i Astrit Deharit

Sot, bëhen 4 vite nga vdekja e aktivistit të VV-së, Astrit Dehari.

Aktivitetet e kësaj partie, në nder të veprës dhe kontributit të Deharit kanë nisur qysh në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, transmeton IndeskOnline.

E, deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, pak para se të niset për në Hagë, ka bërë homazhe tek varri i Deharit.

Aty u panë edhe deputetë të tjerë të VV-së dhe familja e aktivistit të vdekur, derisa realizuan edhe një fotografi të përbashkët.

Kujtojmë që Rexhep Selimi pritet që sot në orën 9:00 të udhëtojë për në Hagë, pasi iu konfirmua dje aktakuza./Indeksonline

TË FUNDIT

TË FUNDIT