Kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli, është takuar me Elon Musk në festën e organizuar në rezidencën e Donald Trump, me rastin e fitores së zgjedhjeve për president të SHBA-së.
Teksa ka shpërndarë një fotografi me Musk, Pacolli ka thënë se takimi me të është një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar.
“Javën e kaluar pata nderin të takoj dhe të bisedoj me një nga mendjet më inovative të kohës sonë, Elon Musk. Ky takim nuk është thjesht një moment i veçantë personal, por një mundësi unike për të vendosur Kosovën në hartën e biznesit botëror dhe teknologjisë së avancuar. Jemi një vend i vogël, por me ambicie të mëdha. Le ta bëjmë Kosovën një qendër inovative dhe një destinacion tërheqës për investitorët e huaj. Ky është vetëm fillimi!”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Njëherit, Pacolli është shprehur i gatshëm të përkushtohet për ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe kompanive më të suksesshme në botë.
/Reporteri.net/.